​Shpërthen zjarri jashtë aeroportit të Brukselit

Evropë

​Shpërthen zjarri jashtë aeroportit të Brukselit

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë mallrash në aeroportin e Brukselit (BRU), në komunën Machelen sot.

Ekuipazhet e urgjencës po i përgjigjen zjarrit dhe nuk raportohet për viktima. Po ashtu forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende shkakun e shpërthimit. Asnjë vonesë e konsiderueshme e operimit të udhëtimit ajror nuk është raportuar qe nga pasditja e 13 qershorit.

Aeroporti i Brukselit ndodhet rreth 9 km në verilindje të qendrës së qytetit të Brukselit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat