Ushtria rumune shton në arsenalin e saj dronë Bayraktar të prodhimit turk

Evropë

Ushtria rumune shton në arsenalin e saj dronë Bayraktar të prodhimit turk

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 06:01
Foto ilustrim

Dronët Bayraktar TB2 të prodhimit turk janë përfshirë në arsenalin e Forcave Tokësore Rumune.

Secili nga tre grupet e blera do të ketë gjashtë drone me një kosto totale prej rreth 321 milionë dollarë. Personeli ushtarak rumun do të jetë në gjendje të kryejë fluturimet e para testuese në fund të qershorit ose në fillim të korrikut 2024.

Edhe pse kontrata u nënshkrua vitin e kaluar, UAV-të u ra dakord që t’i dorëzoheshin Rumanisë në qershor 2024, shtator 2024 dhe janar 2025.

Në shkurt-qershor 2024, grupi i parë i personelit rumun të navigimit u trajnua në një fabrikë prodhimi në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat