Zelensky njofton kthimin e 49 robërve ukrainas nga Rusia

Evropë

Zelensky njofton kthimin e 49 robërve ukrainas nga Rusia

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 06:05
Ukraine

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi të premten se 49 të burgosur lufte ukrainas ishin kthyer në vendin e tyre nga Rusia, duke publikuar fotografi të burrave dhe grave të mbështjellë me flamuj ukrainas.

“Dyzet e nëntë ukrainas janë në shtëpi,” tha Zelensky në mediat sociale.

“Këta janë ushtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare, policisë kombëtare, shërbimit shtetëror të rojes kufitare , si dhe civilët tanë,” tha Zelensky.

Ai ka shtuar se përfshihen dhe luftëtarë nga beteja e Mariupolit në Azvostal të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat