Moska akuzoi diplomatët për spiunazh, reagon Mbretëria e Bashkuar

Evropë

Moska akuzoi diplomatët për spiunazh, reagon Mbretëria e Bashkuar

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 09:19
Vladimir Putin dhe Keir Starmer

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se pretendimet e bëra nga shërbimet ruse të sigurisë për gjashtë anëtarë të stafit diplomatik britanik që ka dëbuar nga Rusia janë “të pabaza”.

Shërbimi rus i sigurisë FSB ka njoftuar të premten se ka revokuar akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moskë, me arsyetimin se veprimet e tyre treguan shenja të spiunazhit dhe sabotimit.

“Akuzat e bëra sot nga FSB-ja ndaj stafit tonë janë krejtësisht të pabaza. Autoritetet ruse revokuan akreditimin diplomatik të gjashtë diplomatëve të Mbretërisë së Bashkuar në Rusi muajin e kaluar, pas veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjigje të aktivitetit të drejtuar nga shteti rus në të gjithë Evropën dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ne nuk kërkojmë falje për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Njoftimi se Rusia evokoi akreditimin e gjashtë diplomatëve britanikë në Moske me akuza për spiunazh erdhi ndërsa Keir Starmer po zbarkonte në Uashington për të diskutuar për lejimin e Ukrainës të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda territorit rus”, thuhet në reagimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat