Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 372 të burgosur

Evropë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 372 të burgosur

Më: 19 mars 2025 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer nga 175 robër lufte secila, tha ministria ruse e mbrojtjes, raporton BBC.

Emiratet e Bashkuara Arabe vepruan si ndërmjetës në shkëmbim, thuhet në njoftim.

Rusia gjithashtu dorëzoi 22 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë si “një gjest vullneti të mirë”, vazhdon njoftimi.

Shkëmbimi i të burgosurve u njoftua pas bisedës telefonike mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat