​Vatikani zbulon se çfarë e shkaktoi vdekjen e Papës

Evropë

​Vatikani zbulon se çfarë e shkaktoi vdekjen e Papës

Më: 21 prill 2025 Në ora: 20:41
Papa Françesku

Selia e Shenjtë ka treguar shkakun e vdekjes së Papa Françesku sot në moshën 88-vjeçare.

Papa Françesku ka vdekur nga një goditje në tru dhe dështim në zemër, njoftoi Vatikani.

Goditja në tru çoi në koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, thotë Vatikani.

Pas vdekjes së Papës, në Vatikan ndodhi një boshllëk - një regjim i veçantë që shënon një periudhë pa Papë.

Papa Françesku vdiq një muaj pasi doli nga spitali, ku ishte trajtuar për pesë javë për një infeksion që ishte zhvilluar në pneumoni të dyfishtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat