Droni ukrainas godet ndërtesën në Rusi

Evropë

Droni ukrainas godet ndërtesën në Rusi

Më: 9 maj 2025 Në ora: 18:18
Droni ukrainas

Zëvendësguvernatori i rajonit Belgorod, Alexander Aleksandrovich Lorenz dhe një punonjës i Rosgvardia, u plagosën në sulmin e mëngjesit të sotëm nga një dron ukrainas në ndërtesën e qeverisë rajonale në Belgorod.

Një video e sulmit është shfaqur në rrjetet sociale.

Një punonjës i Rosgvardia ka marrë një plagë me prerje në kofshë. Aktualisht ai ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në momentin e shpërthimit pranë ndërtesës ndodhej edhe zëvendësguvernatori Lorenz. Ai është ekzaminuar nga mjekët e spitalit klinik rajonal dhe thuhet se ka pësuar tronditje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat