Macron sqaron videon ku Zonja e Parë shihet duke e shtyrë me duar

Evropë

Macron sqaron videon ku Zonja e Parë shihet duke e shtyrë me duar

Më: 26 maj 2025 Në ora: 15:00
Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas videos virale ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore.

Macron u ka thënë gazetarëve se ata ishin duke bërë shaka, shkruan skynews.

Ai hodhi poshtë pretendimet për ndonjë incident në familje.

Në vend të kësaj u tha gazetarëve se nuk ishte asgjë dhe se ishte “stërmadhuar”.

“Asnjë nga këto gjëra nuk është e vërtetë – megjithatë video është reale”, tha Macron.

Ai përfundoi duke këmbëngulur se të gjithë duhet të “qetësohen” dhe “të interesohen për çështjet aktuale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat