Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Evropë

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 17:29
Rikthimi i trupave të ukrainasve të vrarë.

Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë bisedimeve të paqes të mbajtura në Stamboll.

“Trupat e 1.200 personave të vdekur janë kthyer në Ukrainë”, tha shtabi ukrainas për të burgosurit e luftës.

“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelit ushtarak”.

Javën e kaluar, Moska tha se do t’i dorëzonte në mënyrë të njëanshme Ukrainës trupat e 6.000 ushtarëve të vrarë, gjë që Kievi e quajti një “këmbim”.

Marrëveshja u vu në pikëpyetje më herët gjatë javës pasi Rusia akuzoi Ukrainën se nuk po shkonte që të merrte trupat, teksa Kievi u kundërpërgjigj duke e akuzuar Moskën se po luante “një lojë të ndyrë politike”.

Më herët gjatë javës, Rusia tha se i kishte dorëzuar Ukrainës trupat e 1.212 ushtarëve në vrarë, në fazën e parë të marrëveshjes së arritur në Stamboll.

Marrëveshjet për dorëzimin e trupave të ushtarëve të vrarë në këmbim të ushtarëve të kapur janë të vetmet marrëveshje që kanë rezultuar nga bisedimet e paqes në Stamboll.

Rusia ka refuzuar thirrje që të ndalë pushtimin e Ukrainës që e ka nisur tre vjet më parë dhe i ka kërkuar Kievit që, nëse dëshiron paqe, duhet të heqë dorë nga më shumë territor dhe që Perëndimi të mos e mbështetës në aspektin ushtarak./REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat