Zelensky letër Trump dhe Kongresit amerikan, kërkon furnizim me raketa Patriot për tu mbrojtur ndaj Rusisë

Evropë

Zelensky letër Trump dhe Kongresit amerikan, kërkon furnizim me raketa Patriot për tu mbrojtur ndaj Rusisë

Më: 27 maj 2026 Në ora: 17:01
Presidenti Volodymyr Zelensky- presidenti Donald Trump

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kongresit, duke përmendur mungesën kritike të raketave të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, tha këshilltari i tij i komunikimit, ndërsa Rusia kërcënon me sulme të reja ndaj vendit.

Në letrën e tij, të nënshkruar sot, Zelensky kërkoi të “ndihmohet” që Ukraina “të sigurojë këtë mjet jetësor mbrojtjeje kundër terrorizmit rus, raketat Patriot PAC-3 dhe sisteme shtesë.

Kjo me qëllim ndalimin e raketave balistike ruse dhe sulmeve të tjera raketore ruse” kundër Ukrainës.

Mjeti i vetëm që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat ndërprerëse të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuara në Amerikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat