Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka goditur mesditën e së dielës rajonin e Evias Veriore në Greqi.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike është regjistruar rreth dy minuta para orës 13:00, me epiqendër gjashtë kilometra në jug të Prokopios, në Evian Veriore.
Tërmeti është ndjerë fuqishëm në zonën përreth epiqendrës, por edhe në shumë rajone të tjera të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndier qartë edhe në Atikë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Deri më tani nuk ka raportime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe po mbledhin informacione nga zonat e prekura.
Institucionet sizmologjike greke vijojnë të analizojnë aktivitetin sizmik, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të ndjekin udhëzimet e autoriteteve kompetente.