Agjencia Çekosllovake e Inteligjencës ka shqyrtuar të dhënat e epokës komuniste të cilat nuk dokumentojnë nj ëpërfshirje të mundshme të kreut të laboristëve të Mbretërisë së Bashkuar si një spiun ose agjent të komunistëve – thonë hulumtuesit akademikë dhe ekspertët.
Radek Schovanek, analist në ministrinë e mbrojtës së Republikës Çeke, ka kaluar 25 vite në klasifikimin e dokumenteve për të gjetur spiunët e shërbimit. Ai i tha gazetës Guardian se dyshimet kundër Jeremy Corbynit janë të pabazuara dhe që pretendimet e Jan Sarkocyt, një ish zyrtar inteligjence i dëbuar nga Britania më 1989, se e kishte marrë në shërbim Corbynin janë të pasakta.
Edhe vetë Corbyn i ka mohuar akuzat si të pabaza.
E gjithë storja rrodhi nga The Sun, e cila e titulloi një artikull të sajin “Corbyn si një spiun komunist”.
“Në ditët e fundit, The Sun, The Mail, The Telegraph dhe The Express po e luajnë rolin e James Bondit. Ata e kanë gjetur një spiun çekosllovak pretendimet e të cilit janë brutalisht të pavërteta.” – tha Corbyn.
Sarkocy u takua me Corbynin në vitet 80 në Parlament [House of Commons]. Në ditët e fundit, Sarkocy ka pretenduar që Corbyn ishte i paguar nga StB, ose shërbimi i sigurimit Çekosllovak. Ai poashtu ka akuzuar të tjera figura të larta të Laboristëve se ishin paguar mes 1,000 dhe 15,000 Funte për të dhënë informacione.