Partia Kombëtare Baske sjell fundin e kryeministrit spanjoll

Evropë

Partia Kombëtare Baske sjell fundin e kryeministrit spanjoll

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:48
Spanjë

Partia Kombëtare Baske do të votojë kundër kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, ku në Parlamentin spanjoll do të votohet mbi besimin e qeverisë, njoftuan sot mediat spanjolle.

Nëse ky informacion konfirmohet i saktë, kjo do të thotë se kryeministri Rajoy do të duhet të largohet nga posti i tij, pasi më nuk e ka shumicën parlamentare.

Kërkesat për shkarkimin e tij kanë ardhur pas dënimit të dhjetëra zyrtarëve të partisë së kryeministrit Rajoy, për përfshirje në afera korruptive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat