Votuesit në Suedi do të zgjedhin drejtuesit e tyre të rinj të dielën, përmes votimeve që mund të ndryshojnë orientimin e vendit që historikisht ishte i majtë.
Në këto zgjedhje po kandidon për herë të dytë një parti me origjinë neo-naziste.
Qëndrimi liberal ndaj refugjatëve në vitin 2015 ka çuar në një reagim të ashpër nga demokratët e Suedisë, udhëheqësi i së cilës Jimmie Akesson, pati qëndrim anti-imigracioni në debatin përfundimtar televiziv të fushatës.
“Gjatë dhjetë viteve të fundit ne kemi një milion njerëz më shumë këtu, për shkak të politikave të papërgjegjshme të emigracionit”, u shpreh Akesson gjatë fushatës.
Ndërsa, Annie Loof nga Partia Qendrore, vuri në dukje përfitimet e emigracionit.
“Sa mjekë emigrantë kanë shpëtuar jetën këtu? Akesson denigron njerëzit që vijnë nga vende të tjera, nuk mund ta bëjmë pa ata”, ishin fjalët e anëtares së kësaj partie.
Nga sondazhet e bëra social-demokratët në pushtet mbeten përpara dhe janë favoritë për të ruajtur pushtetin, por nëse ata dalin të parët të dielën, ata ende mund të përballen me vështirësi në formimin e një koalicioni qeverisës.