Merkel zotohet se do ta rifitojë besimin e gjermanëve

Evropë

Merkel zotohet se do ta rifitojë besimin e gjermanëve

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:06
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të hënën se humbja e madhe e aleatëve të saj konservatorë në rajonin e Bavarisë tregon se votuesit e kanë humbur besimin në qeveri dhe premtoi se do të luftojë për ta rifituar atë.

"Mësimi im nga kjo është se unë, si kancelare, duhet të siguroj rikthimin e besimit. Do të punoj për këtë me gjithë energjinë që kam", tha Merkel në një ngjarje të përfaqësuesve të industrisë gjermane.

Komentet vijnë pasi partia simotër e Merkelit pësoi të dielën humbje të madhe në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, duke shkaktuar pasiguri në koalicionin qeverisës.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Unioni i Krishterë Social humbi shumicën absolute në Parlamentin e Bavarisë, të cilën e ka që nga viti 1957.

Të Gjelbrit u ngritën në vendin e dytë, ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë do të futet për herë të parë në Parlamentin bavarez.

Sipas analistëve, shoqëria gjermane ka nisur të ndahet thellësisht që nga viti 2015, kur Merkel ka hapur dyert e Gjermanisë për mbi një milion migrantë, kryesisht myslimanë nga Lindja e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat