Rowan Atkinson i thotë lamtumirë personazhit të tij si Mr. Bean

Filma

Rowan Atkinson i thotë lamtumirë personazhit të tij si Mr. Bean

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:29
Rowan Atkinson

Rowan tregon arsyen e largimit nga ky personazh.

Mr Bean është një ndër personazhet më të dashur për të gjithë ne. Mirëpo, një lajm i trishtë ka ardhur për të gjithë fansat e tij. Aktori që luan Mr Bean, Rowan Atkinson gjatë një interviste për ‘Radio Times’  ka rrëfyer  që nuk do e shohim më në atë rol, shkruan Rueters.

Arsyeja pse hoqi dorë nga roli më i dashur për publikun është digjitalizimi.

“Jemi të ekspozuar ndaj një spektri opinionesh dhe kjo është shumë e rëndësishme, por në kohët e sotme digjitalizimi i ka kthyer përdoruesit në një turmë që endet ‘rrugëve’ duke kërkuar për njerëz që t’i djegin. Është e frikshme për këdo që të bjerë viktimë e kësaj turme ndaj kjo gjë më ka mbushur me shumë frikë për të ardhmen”- thotë ai.

Mbase ka të bëjë edhe fakti që Mr Bean është një personazh relativisht i vjetër në sytë e publikut, e mbase frika se njerëzit janë mërzitur duke e parë e ka shtyrë aktorin të marrë këtë vendim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat