Këngëtarja spanjolle, Rosalia, ka tërhequr vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Los 40 Music Awards 2026”, e mbajtur në Barcelonë, me një paraqitje të veçantë dhe ekstravagante.
Artistja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë fildishi, me pala, të kombinuar me një aksesor skulpturor në formë pëllumbi, i cili mbulonte pjesën e kokës dhe ngrihej lart. Ky aksesor vjen nga koleksioni i modës së lartë për vjeshtën e vitit 2026 të stilistit Robert Wun.
Pas paraqitjes në “Latin Grammy Awards”, ku javën e kaluar u shfaq me disa veshje të frymëzuara nga baleti, këtë herë Rosalia solli në tapetin e kuq një tjetër element të albumit të saj të vlerësuar nga kritika, Lux.
Shpendët janë një simbol që përsëritet në këtë album dhe kanë një domethënie të veçantë në identitetin e tij artistik. Madje, në fund të videoklipit të këngës “Berghain”, këngëtarja shndërrohet në një pëllumb.
Edhe pse një transformim i tillë nuk është i mundur në tapetin e kuq, Rosalia e solli këtë simbolikë përmes një aksesori surrealist, duke e kthyer paraqitjen e saj në një prej momenteve më të veçanta të ceremonisë.