Kosova futet në listën e shteteve në platformën Netflix

Filma

Kosova futet në listën e shteteve në platformën Netflix

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Pas fushatës për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e Apple, tashmë është arritur qëllimi që edhe Netflix të shtojë Kosovën në listën e shteteve në platformën e tyre.

Nisma e studentit Sovran Hoti i cili njëkohësisht është përdorues i rregullt i Netflix, kishte filluar pasi ai vuri re se lokacioni i Kosovës i figuronte si Serbi dhe kështu ka filluar hulumtimin tutje rreth kësaj çështje e cila ka marrë jehonë dhe vëmendjen e Netflix në muajin shkurt të këtij viti me qëllim që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.

Ky peticion pati jehonë dhe u përkrahë edhe nga shumë artistë, andaj si rezultat i kësaj, pas 37 mijë nënshkrimeve për rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen e kosovarëve dhe futi Kosovën në listën e shteteve në këtë platformë.

Hoti, i cili nuk ju nda kësaj nisme, ka njoftuar sot për këtë arritje duke treguar se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre, dhe ai pret që e njëjta të ndodhë edhe me vendndodhjen e përdoruesve kosovarë.

Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje simbolike dhe të dinjitetshme.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.  Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat