Netflix zbulon se sa milionë njerëz e shikuan “Squid Game”

Filma

Netflix zbulon se sa milionë njerëz e shikuan “Squid Game”

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 00:58
Squid Game

Seriali Squid Game i Netflix është bërë një hit i madh.

Ky shërbim transmetimi zbuloi numrin e përgjithshëm të familjeve që e panë serinë e Koresë së Jugut, dramën e mbijetesës, dhe numri është ai që ata e kanë përshkruar si “tronditës”.

Sipas Netflix, “142 milionë familje anëtare kanë zgjedhur ta shikojnë në katër javët e para të transmetimit. Gjerësia e popullaritetit të Squid Game është me të vërtetë e mahnitshme”, thanë nga kompania në një letër drejtuar investitorëve.

Seriali debutoi më 17 shtator në Netflix, dhe është renditur si shfaqja numër një në 94 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat