Britney Spears pendohet publikisht para familjes, pastaj e fshin postimin në Instagram

Bota e Yjeve

Britney Spears pendohet publikisht para familjes, pastaj e fshin postimin në Instagram

Nga: BS Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 08:58
Britney Spears

Britney Spears ka bërë një kthesë të papritur në raportet me familjen. Në një postim në Instagram të shtunën, më 21 nëntor, ylli 44-vjeçar i popit u kërkoi falje të afërmve që i nxori sërish në publik mosmarrëveshjet e vjetra dhe pranoi se i mungojnë shumë.

Sipas People, postimi u fshi më vonë. Në të, këngëtarja shkroi se ndihet e bekuar që ka një familje kaq të bukur dhe shpjegoi se kishte folur për të kaluarën sepse donte të mbronte zemrën e saj. Ajo pranoi gjithashtu se këto çështje nuk i kishte diskutuar kurrë sy më sy me familjarët.

Siç raporton Just Jared, Britney e quajti veten kokëforte, duke shkruar se kokëfortësia e saj është “fëminore dhe e turpshme”. Ajo e mbylli mesazhin duke përsëritur se kërkon shumë falje dhe se të afërmit i mungojnë jashtëzakonisht.

Image
Postimi i Britney Spears, i fshirë më pas

Falja vjen vetëm disa javë pasi Britney kishte sulmuar publikisht motrën, aktoren Jamie Lynn Spears, duke pretenduar se gjatë pandemisë nuk e kishte lënë ta mbante në krahë mbesën e vogël. Ajo kishte kritikuar edhe babain, Jamie Spears, duke shkruar se gjithçka që bëri ishte të punonte për të, dhe kishte deklaruar se do të gjente një familje tjetër.

Marrëdhëniet e këngëtares me familjen u përkeqësuan gjatë kujdestarisë 13-vjeçare të drejtuar nga i ati, e cila përfundoi në nëntor të vitit 2021. Disa ditë para faljes, TMZ raportoi se familja shpreson që Britney të shkojë në shtëpi për Ditën e Falënderimeve, ndërsa marrëdhënia e saj me Jamie Lynn-in thuhet se është përmirësuar.

Image
Britney dhe Jamie Lynn Spears në vitin 2017
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat