Zbulohet data e lançimit të “House of the Dragon”, seriali përmban ngjarjet para “Game of Thrones”

Filma

Zbulohet data e lançimit të “House of the Dragon”, seriali përmban ngjarjet para “Game of Thrones”

Më: 1 prill 2022 Në ora: 07:37
House of the Dragon

Ka një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e serialit të famshëm “Game of Thrones”- pritjes tuaj edhe pak i vjen fundi.

“House of the Dragon” – i vendosur rreth 200 vjet përpara ngjarjeve të “Game of Thrones” – më në fund do të shfaqet këtë verë.

Pas shumë muajsh ‘ngacmimesh’ me klipe dhe foto nga seriali – duke ‘çmendur’ kështu fansat e zjarrtë – është njoftuar se projekti filmik do ta ketë premierën më 21 gusht.

Shikuesit e “Game of Thrones” do të kujtojnë gjithashtu vargun e gjatë të Targaryenëve, e cila rezulton në një luftë civile të quajtur “Vallëzimi i Dragoit”.

Me aktorët Matt Smith, Olivia Cooke, Rhys Ifans dhe shumë të tjerë, “House of the Dragon” tashmë ka vulën e miratimit nga autori George RR Martin.

Në një postim në blogun e marsit, ai shkroi se kishte parë fragmente të sezonit me 10 episode dhe “i pëlqente” deri më tani.

Fansat e “Game of Thrones” që kundërshtuan sezonin e tij të fundit (në të cilin Daenerys- e preferuara e fansave – u çmend dhe dogji King’s Landing e vrau banorët e tij me zjarr dragoi) mund të marrin zemër duke ditur se krijuesit e serisë origjinale, David Benioff dhe DB Weiss, nuk janë përfshirë në “House of the Dragon”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat