Këngëtarja dhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja, në të cilat shfaqet me një stil që bie menjëherë në sy.
E veshur në të zeza, Luana ka zgjedhur një kombinim elegant, ndërsa vëmendje të veçantë kanë marrë edhe flokët e saj të bardhë, që i japin një pamje të veçantë paraqitjes.
Në fotografitë e publikuara, ajo shihet edhe pranë veturës, duke pozuar para kamerës dhe duke treguar detaje nga paraqitja e saj.
Si gjithmonë, Luana nuk heziton të eksperimentojë me stilin dhe të sjellë paraqitje të ndryshme, të cilat marrin vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.
Fotografitë e saj kanë tërhequr interesim, ndërsa fansat kanë mundësinë të shohin edhe një tjetër anë të stilit të moderatores shqiptare.