Flamuri shqiptar në majën më të lartë në Europë - Bota Sot
E enjte, 17 tetor 2019
  • Flamuri shqiptar në majën më të lartë në Europë

    Elbrus është mali më i lartë në Europë dhe ndodhet në Rusi, ne malet Kaukaze. Të kalosh 5642 m e tij është një detyrë shumë e vështirë për alpinistët, por Arineta Mula ia doli mbanë më së miri. Mëngjesin e të dielës, alpinistja nga Kosova ka arritur të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë.