Imazhe të përzgjedhura nga 207 vende dhe treva - Bota Sot
E diel, 21 prill 2019
  • Imazhe të përzgjedhura nga 207 vende dhe treva

    Nga rrënojat e një qyteti sirian tek intimiteti i grave të mbuluara duke u lutur teksa ndezin qirinj. Këto janë vetëm disa prej 60 imazheve që të lënë pa frymë, të përzgjedhura si foto finale të konkursit të 16-të vjetor të fotografisë së “Smithsonian Magazine”.

    Redaktorët e revistës “Smithsonian” morën më shumë se 48,000 foto nga 207 vende dhe territore të ndryshme ndërmjet datës 27 mars dhe 30 nëntor 2018.

    Fotografët u ftuan të paraqisnin imazhe nën gjashtë kategori: ‘Bota natyrore’, ‘Përvoja amerikane’, ‘Udhëtimi’, ‘Njerëzit’, ‘Imazhet e ndryshme” dhe ‘Mobile’.

    Lexuesit u jepet mundësia të shfletojnë fotot finale dhe të votojnë për imazhin e tyre të preferuar deri më 29 mars 2019.

    Tetë fituesit do të shpallen më 2 prill 2019; në të njëjtën ditë në garën e 17-të Vjetore të Fotografisë do të fillojë pranimi i aplikimeve për vitin e ardhshëm.

    Më poshtë është një përzgjedhja e imazheve që konkurrojnë për të marrë çmimin e madh në garën e këtij viti. 

1 / 12