Indianët mbulohen nga ngjyrat në Festivalin e Pranverës - Bota Sot
E diel, 21 prill 2019
  • Indianët mbulohen nga ngjyrat në Festivalin e Pranverës

    Ka filluar të festohet festivali “Holi” i njohur ndryshe edhe si festivali i ngjyrave. Festivali, i cili festohet kryesisht në Indi dhe Nepal, shënon fillimin e pranverës.

    Gjithashtu simbolizon fillimet e reja. Festivali Holi bie mbi hënën e plotë të muajit hënor. Në ditën e Holit, njerëzit hedhin ngjyrë të lëngshme dhe pluhur mbi njëri-tjetrin. Një natë më parë, njerëzit ndezën edhe zjarre të lehta për të treguar triumfin e së mirës mbi të keqen.

    Ngjyrat e pluhurave secili kanë një kuptim të ndryshëm. E kuqja ka për qëllim të përfaqësojë dashuri dhe pjellori, e verdha është ngjyra e shafranit, blu është për Zotin Krishna dhe jeshile simbolizon fillimet e reja. Imazhet e festivalit tregojnë turmat e mbuluara plotësisht me ngjyra, ndërsa marrin pjesë në festime.

1 / 9