Emiliano Sala kujtohet edhe nga e dashura “sekrete”

Futboll

Emiliano Sala kujtohet edhe nga e dashura “sekrete”

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:45
Emiliano Sala

Një volejbolliste braziliane, thuhet se ka pasur një lidhje sekrete me futbollistin e ndjerë, Emiliano Sala, pasi ajo ka bërë një tatuazh të argjentinasit në kujtim të tij.

Luiza Ungerer, 31-vjeçare, e cila luan për Beziers Angels në Francë, ku Sala e kaloi pjesën më të madhe të dekadësb së fundit duke luajtur futboll, ka numrin e fanellës së tij në dorën e majtë.

Ajo e publikoi tatuazhin në rrjetet sociale, me mesazhin: “Përgjithmonë Emi”. Numri 9 është tatuazhi i saj i ri me disa lule përkrah numrit.

Image

Luiza ka folur për marrëdhënien që ka pasur me 28-vjeçarin në një intervistë për “Globo”, duke thënë se të dy ishin takuar në Francë.  Ajo e kishte përshkruar Salan si njeri të thjeshtë me zemër të dëlirë dhe pa qëllime të këqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat