“Ibra shqiptar” fenomenal, gol fantastik me Olimpiakosin

Futboll

“Ibra shqiptar” fenomenal, gol fantastik me Olimpiakosin

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:10
Emiliano Bullari

Sulmuesi i ri shqiptar, që aktivizohet tek të rinjtë e Olimpiakosit, Emiliano Bullari, shënoi një gol fantastik, në derbin që të rinjtë fituan ndaj moshatarëve të tyre të AEK-ut të Athinës, me shifrat 3:1.

17-vjeçari, i cilësuar edhe si “Ibra shqiptar”, shënoi golin e dytë, teksa shifrat ishin mbërthyer në 1:1. Dhe në fakt, realizimi ishte mjaft i bukur me të djathtën.

Pasi u shërbye me një parabolë nga shoku i tij i skuadrës, Bullari uli topin me gjoks, dhe direkt me të djathtën, shtangu portierin kundërshtari, duke shënuar golin e dytë në minutën e 77-të, e që më pas do i hapte rrugë edhe golit të tretë të Olimpiakosit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat