Solskjaer: Na duhet Liga e Kampionëve për të trasferuar yje - Bota Sot
Solskjaer: Na duhet Liga e Kampionëve për të trasferuar yje

Futboll

Solskjaer: Na duhet Liga e Kampionëve për të trasferuar yje

Më: 3 mars 2019 Në ora: 10:04
Solskjaer

Trajneri aktual i Manchester United në një konferencë për shtyp është shprehur se United duhet të kapë zonën Champions këtë sezon për të ofruar lojtarë të kalibrit të lartë në skuadër.

Mundësitë që United të zej një vend në top 4-çen ose më saktë ta mbajë vendin e katërt të cilën e arriti sonte janë të mëdha.

"Për Manchester Unitedin, nuk ka shumë gjëra më të rëndësishme sesa të marrësh pjesë në Ligën e Kampionëve. Ne e dimë se nuk mund të mbijetojmë vetëm nga emri, tradita dhe historia jonë", ka thënë Solskjaer.

"Ne duam të transferojmë lojtarë të mirë, të cilët mund t’i përmirësojmë edhe llojtarët që i kemi këtu. Askush nuk mund të ndihet 100 për qind i sigurt se do të jetë në formacionin e parë për ndeshjen e radhës".

"Çdo ndeshje është një mundësi e mirë për lojtarët që ta dëshmojnë se duan të qëndrojnë dhe kjo vlen për të gjithë lojtarët dhe trajnerët. Ne duam që të gjithë të përmirësohen sepse kjo është puna jonë".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...