Cutrone afër largimit nga Milano, këto janë dy skuadrat që e kërkojnë

Futboll

Cutrone afër largimit nga Milano, këto janë dy skuadrat që e kërkojnë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:17
Patrick Cutrone

Një nga lojtarët që shkëlqeu vitin e kaluar me Milan, Patrick Cutrone, mund të largohet nga ‘San Siro’.

Cutrone nuk ka mundur të gjej një vend në formacionin e parë të Gennaro Gattuso këtë edicion, sidomos pas ardhjes së Piatek.

Borussia Dortmund dhe Torino janë dy skuadrat që po shfaqin interesim për qendër sulmuesin, raporton ‘Tuttosport’.

Rosonerët mund të mos jenë të gatshëm ta lirojnë në mënyrë permanente Cutronen, por mund të konsiderojnë një huazim që të fitojë minuta në lojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat