Henry zbulon si ishte zemëruar Messi në stërvitjet e Barcelonës

Futboll

Henry zbulon si ishte zemëruar Messi në stërvitjet e Barcelonës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:06
Lionel Messi

Lionel Messi është njëri ndër futbollistët që zemërimin e tij e shndërron në paraqitje të mrekullueshme për Barcelonën në fushën e lojës.

Në një pjesë të autobiografisë së Rio Ferdinandit, ish-bashkëlojtari i Lionel Messit, Thierry Henry, e ka treguar një histori se si argjentinasi ishte zemëruar një herë gjatë një seance stërvitore.

Henry e kujtoi një moment kur ndaj Messit ishte bërë një ndërhyrje e parregullt gjatë stërvitjes dhe trajneri nuk e kishte ndalur lojën për të akorduar goditje të lirë.

“Kur topi shkoi te portieri i tij, Messi shkoi me vrap atje dhe e kërkoi topin. Portieri ia gjuajti topin atij dhe Messi e dribloi të gjithë ekipin dhe shënoi nga zemërimi që e kishte”, ka zbuluar Henry.

Pastaj Ferdinandi e zbuloi më në detaje bisedën e tij me Henryn, duke e përmendur momentin kur e kishte kuptuar se Messi ishte më ndryshe nga të gjithë të tjerët.

“Thierry më ka thënë se edhe ai e bënte një gjë të tillë në shkollë. Edhe unë bëja gjëra të tillë kundër fëmijëve. Por, Messi e bënte kundër lojtarëve më të mirë në botë: Yaya Toures, Puyolit, Iniestas, Xavit e Busquetsit”, shkruan Ferdinand.

“Thierry më tha: “A mund ta bëjë këtë Ronaldo?”. Unë i thashë: “Jo, kurrë se kam parë Ronaldon duke bërë diçka të tillë”. Thierry kishte luajtur me Zidanin e Ronaldinhon, por askush nuk bënte çfarë bënte Messi”.

“Dhe ai nuk i bënte këto gjëra vetëm një apo dy herë. Atëherë e kuptova që Messi ishte më ndryshe nga të gjithë të tjerët”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat