James Rodriguez do të largohet nga Real Madrid në afatin e verës.
James Rodriguez po e mbyll huazimin dy vjeçar te Bayern Munich nga Real Madrid.
Ylli kolumbian nuk është i dëshiruar nga madrilenët, gjersa Arsenal po tenton ta t’i marrë shërbimet e tij.
Arsenal është i gatshëm që të paguajë 40 milionë euro për ta transferuar Jamesin nga Real Madridi.
Skuadra londineze ka kohë që po e kërkon kolumbianin, gjersa është shumë afër të arrijë edhe marrëveshje personale me agjentin e tij.