Lajm i madh për Liverpool para finales së Ligës së Kampionëve

Futboll

Lajm i madh për Liverpool para finales së Ligës së Kampionëve

Më: 18 maj 2019 Në ora: 16:58
Liverpool

Tifozët dhe trajneri i Liverpool kanë mësuar një lajm shumë të mirë në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi brazilian dhe sulmuesi i ‘The Reds’, Roberto Firmino, është duke u rikuperuar në kohë për ndeshjen e madhe.

Firmino duket se po e fiton garën me kohën për tu rikthyer në gjendjen e duhur fizike dhe të jap kontributin e tij.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet lojtari, i cili përmes rrjetit social, ‘Instagram’, ka ngarkuar një ‘Instastory’ ku ai shihet duke u stërvitur.

Liverpool kanë edhe dy javë kohë për përgatitje para se të përballen me skuadrën e Tottenham Hotspur, në ‘Wanda Metropolitano’.

Kujtojmë se Firmino së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Brazilit, për ndeshjet e Kupës së Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat