Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21  - Bota Sot
Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21 

Futboll

Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21 

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 13:46
Kosova U21 e gatshme për ndeshjen kundër Andorrës U21 

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Andorrës, me të cilën do ta nisë fushatën kualifikuese për Evropianin 2021. Djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, pasi i kanë nisur stërvitjet qysh më 27 maj dhe kanë punuar me intensitet të plotë.

Ndërkohë, në stërvitjen e fundit përzgjedhësi Prekazi ka dhënë këshillat e tij për skemën e lojës me të cilën synon që sot të marrë fitore në duel me Andorrën.  Entuziazmi për fitore tek Dardanët e rinj është i madh, por sigurisht se suksesi synohet duke e respektuar kundërshtarin dhe duke e dhënë maksimumin në fushën e lojës. Ndeshja Andorra U21 – Kosova U21 zhvillohet sot në orën 18:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat