Odegaard largohet nga Real Madrid, befason me klubin e ri

Futboll

Odegaard largohet nga Real Madrid, befason me klubin e ri

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:14
Martin Odegaard

Real Madrid do t’i ofrojë kontratë të re dy vjeçare Martin Odegaardit, për ta dërguar sërish në huazim.

Talenti norvegjez, po bëhet gati për huazimin e tretë prej se është bërë lojtar i Real Madridit.

Mediet në Spanjë bëjnë të ditur se Odegaard kontratën e re me Real Madridin do ta nënshkruajë para 8 korrikut, para se të vendos për huazimin e ri.

Alternativë për huazimin e Odegaard janë dy skuadra, dhe mes tyre do të vendos vetë futbollisti.

Bëhet fjalë për Bayern Leverkusen dhe Real Sociedad.

Odegaard në të kaluarën ka qenë i huazuar në Holandë, te Vitesse dhe Heerenveen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat