181 milionë €, Morata bëhet spanjolli më i shtrenjtë i historisë

Futboll

181 milionë €, Morata bëhet spanjolli më i shtrenjtë i historisë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 21:44
Alvaro Morata

Atletico Madrid ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për të blerë përfundimisht Alvaro Morata-n për 65 milionë euro. 

Ky transferim e ka kthyer sulmuesin si lojtarin spanjoll më të shtrenjtë të historisë. 

Juventus i dha 20 milionë euro Real Madridit për lojtarin në vititn 2014, përpara se Los Blancos ta riblenin dy vite më pas për 30 milionë euro. 

Chelsea pagoi 66 milionë për shërbimet e tij në vitin 2017, por aventura e tij në Premier League ishte një dështim dhe sulmuesi u huazua tek Atletico Madrid.

Huazimi u kthye në blerje përfundimtare për 65 milionë euro dhe shifra e fundit e çon koston e transferimeve të tij në 181 milionë euro. 

Në vend të dytë është Fernando Torres me 94 milionë euro, ndërsa i tretë është Diego Costa me 93 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat