Vulosi suksesin e Liverpool në Champions, vjen shpërblimi për heroin - Bota Sot
Vulosi suksesin e Liverpool në Champions, vjen shpërblimi për heroin

Futboll

Vulosi suksesin e Liverpool në Champions, vjen shpërblimi për heroin

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:28
Divock Origi

Sulmuesi 24-vjeçar që u transferua nga Lille në vitin 2014, Divock Origi sapo ka nënshkruar një marrëveshje të re me Liverpool, çka do të zgjasë qëndrimin e tij në Merseyside për një kohë të gjatë.

Në fakt, qëndrimi i sulmuesit belg në Anfield mori formë definitive me shënimin e golit të tij në finalen e Champions League, në fitoren ndaj Tottenham, që i dha “Të Kuqve” trofeun e gjashtë të kampionit të Europës.

Numri 27 i Liverpool fitoi titullin e heroi që me dygolëshin e realizuar në atë gjysmëfinale historike, në takimin e dytë ndaj Barcelonës, të përmbysur në Anfield nga “Të Kuqtë”, të cilët siguruan vendin në finalen e Madridit.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj këtë kontratë dhe më jep shumë motivim në prag të sezonit të ri. Jam shumë i gëzuar”, deklaroi vetë Origi për “Liverpoolfc.com”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...