Inter vazhdon të monitorojë dy yjet e Barcelonës

Futboll

Inter vazhdon të monitorojë dy yjet e Barcelonës

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 06:14
Barcelona

Interi është duke monitoruar dy yjet e Barcelonë këtë verë teksa kërkon të përforcojë mesfushën, përveç kërkimeve për një sulmues të kalibrit të lartë.

Romelu Lukaku nuk duket si një mundësi për zikaltrit, me Juventusin që vazhdon të negociojë me Manchester United për të sjellë belgun në Torino dhe të dërgojë Paulo Dybala në Angli.

Tuttosport pretendon se Inter po fokusohet tek Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal. Beppe Marotta është duke pritur me qetësi dhe do të ndërhyjë për ta në ditët e fundit të merkatos.

Joao Mario dhe Borja Valero vazhdojnë të përfliten për një largim nga San Siro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat