Chapecoense, një nga të mbijetuarit largohet nga klubi... që e injoron

Futboll

Chapecoense, një nga të mbijetuarit largohet nga klubi... që e injoron

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:03
Chapecoense

Lamtumira e Alan Ruschel që i ka thënë lamtumirë Chapecoense-s po bën xhiron e botës.

Mbrojtësi 30-vjeçar, një nga të mbijetuarit e tragjedisë ajrore të 29 nëntorit të 2016-ës, është larguar nga klubi, që nuk ka marrë mundimin ta lajmërojë në kanalet zyrtare zgjedhjen e brazilianit, apo ta falënderojë atë për përkushtimin e treguar ndaj Chapecoense, duke u kthyer në fushë nëntë muaj pas asaj dite tronditëse, pavarësisht problemeve piskologjike dhe fizike.

Nuk është organizuar as edhe një konferencë falënderimi. Lajmi ka bërë bujë, teksa gjithçka është bërë në heshtje dhe askush nuk mund ta priste një gjë të tillë.

Kështu, Ruschel ka zgjedhur rrjetet sociale për të lajmëruar vendimin e tij për t'u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat