Ultrasit e Interit i shkruajnë letër Lukaku-t, i dalin në krah “armikut” - Bota Sot
Ultrasit e Interit i shkruajnë letër Lukaku-t, i dalin në krah “armikut”

Futboll

Ultrasit e Interit i shkruajnë letër Lukaku-t, i dalin në krah “armikut”

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:02
Romelu Lukaku

Ultrasit e Interit kanë dalë në mbrojtje të tifozëve të Cagliari-t pasi abuzuan Romelu Lukaku-n me thirrje raciale.

Deklarata befasuese është postuar në faqen e ultrasve zikaltër në Facebook, ja çfarë shkruajnë ata: “Përshëndetje Romelu. Po të shkruajmë në emër të Curva Nord, po, ata që të pritën kur mbërrite në Milano.

Na vjen shumë keq që ti mendon se ajo që ndodhi në Cagliari ishte racizëm. Duhet të kuptosh se në Itali nuk është si në vendet e Europës veriore ku racizmi është një problem i madh. E kuptojmë se mund të duken raciste për ty, por nuk është kështu.

Në Itali përdorim mënyra të ndryshme për të ‘ndihmuar’ ekipet tona dhe për të nervozuar kundërshtarin, jo për racizëm, por për t’i provokuar.

Ne jemi tifozë me prejardhje të ndryshme dhe gjithmonë kemi mirëpritur lojtarë nga e gjithë bota. Megjithatë, gjithmonë kemi përdorur këto mënyra me skuadrat kundërshtare dhe të njëjtën gjë do të bëjmë edhe në të ardhmen.

Të lutem konsideroje sjelljen e tifozëve italianë si një shenjë respekti për faktin se të kanë frikë nga ty dhe nga golat që mund t’u shënosh.

Lufta e vërtetë me racizmin duhet të nisë në shkolla dhe jo në stadiume, ku tifozët sillen ndryshe në krahasim me jetën reale. Tifozët italianë mbase nuk janë të përsosur dhe ne e kuptojmë zemërimin tënd, por ato përqeshje nuk ishin raciste.

Edhe njëherë...mirëserdhe Romelu.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...