‘Luftë e çmendur’ për një pozitë në mesfushë tek Barcelona, Valverde mes shumë zgjedhjeve - Bota Sot
‘Luftë e çmendur’ për një pozitë në mesfushë tek Barcelona, Valverde mes shumë zgjedhjeve

Futboll

‘Luftë e çmendur’ për një pozitë në mesfushë tek Barcelona, Valverde mes shumë zgjedhjeve

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 22:27
Valdere mes shumë zgjedhjeve

Shumë emra janë në luftë për një vend në formacionin startues, në repartin e mesfushës, tek Barcelona.

Afrimi i Frenkie de Jong gjatë kësaj vere ka bërë që konkurrenca të rritet jashtëzakonisht shumë tek skuadra katalane, sidomos në repartin e mesfushës.

Emra si De Jong, Arthur, Alena e Rakitic janë në kontest për një vend në formacionin A të Barcelonës.

‘AS’ shkruan se lufta në repartin e mesfushës tek Barcelona po i vështirëson shumë gjërat për Valverde.

Rakitic ka vendosur të mos i bashkohet kombëtares së Kroacisë, duke qëndruar me skuadrën për tu stërvitur.

Alena dhe Arthur në anën tjetër janë paraqitur në kampin stërvitor një ditë më herët sesa ishte planifikuar.

Mbetet të shihet se kush do të jetë zgjedhja e trajnerit për ndeshjen që Barcelona luan në vikend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...