Diçka e çuditshme për Kujtim Shalën në Kroaci

Futboll

Diçka e çuditshme për Kujtim Shalën në Kroaci

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:15
Pamje nga nderimi i gjeneratës

Para 29 viteve pothuajse ndodhi si tërmet në futbollin ish jugosllav kur Kroacia si kombëtare e zhvilloi ndeshjen revyale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe triumfuan me rezultat 2:1, në takimin që u luajt me 17 tetor (1990) në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, para 30 mijë shikuesve. 

Image

Kroacia, me 17 tetor 1990, i treti ulur Kujtim Shala

Kroacia e luajti sfidën ende pa u shpërbë Jugosllavia dhe kjo kushte ngritur shumë polemika. Pjesë e kombëtares kroate dhe titullar ka qenë legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala.

Kjo gjeneratë ka respektin e veçantë nga shteti kroat për sfidën e parë që zhvilluan ndërkombëtare! 

Ata me 17 tetor (pardje) festuan 29 vjetorin e sfidës së parë, e çuditshme se si shkruhet në fanellë që shihet mbi karrige, figuron  emri i Kujtim Shalës dhe ai shihet me shumë yje të asaj kohe, ndër ta edhe Alosh Asanoviq. 
Shala është mbret i Kroacisë dhe nuk ia harrojnë kurrë sakrificën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat