Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera më të cilat do të përfundojë java e 15-të në Superligën e Kosovës.
Sot do të luajnë katër ekipet në fund të tabelës, të cilët kërkojnë vetëm fitore me shpresën e largimit nga zona e barazhit.
Dukagjini do ta pres në shtëpi, Flamurtarin. Të dy klubet kanë humbur ndeshjet e kaluara dhe kërkojnë të fitojnë me dëshirën për të qëndruar në Superligë.
Ndërsa ndeshje tjetër interesante do të jetë mes Vushtrrisë dhe Ferizajit. Vendasit kanë humbur në dy ndeshjet e fundit, derisa Ferizaj fitoi ndeshjen e fundit dhe kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve.
Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00.