Një gjë është e sigurt, anglezët nuk do ta harrojnë kurrë pritjen që iu është bërë në Kosovë.
Kjo ka vazhduar edhe pak para fillimit të ndeshjes ndaj Anglisë, gjatë intonimit të himnit të kësaj kombëtare.
Të gjithë të pranishmit në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’ ngritën flamurin anglezë, që ishte një koreografi e përgatitur nga ‘Dardanët’.
Këta të fundit gjithashtu nuk harruan mesazhin që na ka shoqëruar këto ditë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
”Welcome & Respect”, shkruhej në banerin e ‘Dardanëve’.