Pesë përkrahës të Napolit janë arrestuar në Merseyside, para ndeshjes së skuadrës së tyre kundër Liverpoolit, për shkak të përleshjeve me policinë vendore.
Policia britanike ka njoftuar se pesë tifozë u arrestuan para dhe gjatë ndeshjes së mes dy ekipeve të para në Grupin E në Ligën e Kampionëve.
“Oficerët policorë në detyrë për ndeshjen LFC vs Napoli në CL i kanë arrestuar pesë tifozë të Napolit”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.
Mediat britanike raportuan se tifozët e Napolit i kishin mbajtur në dorë si armë rripat e tyre, duke kërkuar telashe.
“Ata silleshin vërdallë afër tifozëve vendorë, me rripa jashtë dhe duke kërkuar telashe”, ka thënë një tifoz i Liverpoolit për mediat britanike.