Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka folur në lidhje me ecurinë e Liverpoolit në këtë kampionat. Francezi e ka pranuar se skuadra e "Redsave" e meriton të jetë aty ku ndodhet momentalisht, pavarësisht se kanë konkurrencë të ashpër mes tyre.
"Ne nuk duam askënd tjetër të fitojë përveç nesh, por si një fans i futbollit dhe një lojtar që respektoj kundërshtarin, me duhet të them se Liverpooli e meriton të jetë në pozicionin që ndodhet.
"Ata janë shumë para të gjithëve, nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kampionat. E kanë një dorë në titull. Janë më mirë se sezonin që fituan Champions Leaguen dhe se një sezon më përpara kur humbën ndaj Realit në finale", - tha Pogba.