Drita pa telashe ndaj Drenicës, merr kreun e tabelës

Futboll

Drita pa telashe ndaj Drenicës, merr kreun e tabelës

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 14:57
Drita pa telashe ndaj Drenicës, merr kreun e tabelës

Drita nga Gjilani shënoi fitore pa telashe me rezultat 4:1 kundër Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Vendasit në 45 minutat e para kryen punë, duke realizuar tri herë përmes Kastriot Rexhës (8’ e 21’) e Betim Haxhimusës (30’).

Në minutën e 61-të, Alban Shillova shënon me kokë dhe ngushton rezutatin në 3:1. Në minutën e 90+2, Izair Emini vulos fitoren në 4:1.

Drita merr kreun e tabelës me 40 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Ballkani që po ashtu ka 40 sosh dhe Drenica është në pozitën e 8-të me 24 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat