Marotta: Dyert e mbyllura, e vetmja mënyrë për ta përfunduar sezonin

Futboll

Marotta: Dyert e mbyllura, e vetmja mënyrë për ta përfunduar sezonin

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:45
Beppe Marotta

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të komentuara.

Fjala është për koronavirusin dhe shpërndarjen me të madhe që e ka kapluar Italinë.

Shumica e ndeshjeve po shtyhen, derisa mediat raportojnë për idenë që po qarkullon së fundi, që aktivitetet sportive në Itali të përmbyllen për një muaj, për shkak të rrezikut nga epidemia.

Së fundi ndërkaq, ka reaguar edhe drejtori i Interit, Beppe Marotta, sipas të cilit zhvillimi i takimeve me dyer të mbyllura do të ishte mënyra më e mirë për ta mbyllur sezonin.

“Ne po presim vendimin e qeverisë, por duhet pranuar faktin se zgjidhja më e mirë do të ishte që ndeshjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Skenaret po ndryshojnë gjatë gjithë kohës, andaj nuk e kemi luksin që të ndryshojmë orarin.. Ideja është që ta përfundojmë kampionatin pa krijuar probleme në shëndet”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat