Koronavirusi në Shqipëri – Rrezikohen 16 ndeshje pa tifozë

Futboll

Koronavirusi në Shqipëri – Rrezikohen 16 ndeshje pa tifozë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 14:25
Air Albania Stadium

Duke qenë një aktivitet që tërheq masat, futbolli shqiptar (ashtu sikurse edhe qendrat tregtare) është edhe më i rrezikuari për përhapjen e coronavirusit që u shfaq në Shqipëri për të parën te dy subjekte (babë e bir) që ndodhen për momentin te Spitali i Infektivit, duke u kuruar (edhe pse në gjendje jo shqetësuese).

Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit, që është në kontakte të vazhdueshme me krerët e Ministrisë dhe Shëndetit Publik, ka kërkuar që të zbatohet i njëjti dekret i ligjit në Itali, pra me mbylljen e stadiumeve për tifozët deri në datën 3 prill, kur edhe do të bëhet një bilanc i parë i situatës dhe pasojave të saj.

Një vendim që mund të merret sot dhe të hyjë menjëherë në fuqi, në dy ndeshjet në program në Kategorinë Superiore: Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi. Facilitetet në krahasim me Italinë vijnë nga fakti se praktikisht se 70% e biletave për të shkuar në stadium në Shqipëri (përveç rastit të Derbit të Kryeqytetit) blihen pak orë përpara ndeshjes, diçka që mund të parandalojë edhe nevojën e rimbursimit.

Nëse vendimi do të ishte zyrtar, atëherë do të luheshin plot 12 ndeshje pa tifozë, duke nisur nga dita e sotme me dy sfidat e fundit të javës së 26-të! Kështu, nuk do të luhej java e 27-të dhe 28-të, ndërsa do të shtyheshin edhe çerekfinalet e vajtjes së Kupës së Shqipërisë, në program më 18 mars… Pra, në total, 16 ndeshje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat