'Bomba biologjike' - Bota Sot
'Bomba biologjike'

Futboll

'Bomba biologjike'

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:08
'Bomba biologjike'

Kryetari i Bergamos, Giorgio Gori tha se 40 mijë tifozët që morën pjesë në ndeshjen Atalanta - Valencia të luajtur më 19 shkurt në Milano, janë infektuar me koronavirus.

"Aso kohe, ne nuk dinim se çfarë po ndodhte. Pacienti i parë në Itali ishte më 23 shkurt. Nëse virusi po qarkullonte, 40 mijë tifozët që ishin në 'San Siro' janë infektuar", ka thënë Gori.

"Askush nuk e dinte se virusi ishte mes nesh. Shumë ishin duke e shikuar ndeshjen bashkë dhe kishte shumë kontakte. Virusi u transmetua nga njëra anë në të tjetrën", tregon më tej ai.

Atalanta dhe Valencia u takuan në Ligën e Kampionëve më 19 shkurt, në 'San Siro' dhe jo në Bergamo për arsye teknike.

Qeveria italiane njoftoi dje se ka pasur 743 të vdekur në 24 orët e fundit, me 54 mijë të infektuar gjithsej.

Bergamo, qyteti nga ku vjen Atalanta, është qyteti më i goditur në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat