Me apo pa shikues Maqedoni-Kosovë?

Futboll

Me apo pa shikues Maqedoni-Kosovë?

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:06
Me apo pa shikues Maqedoni-Kosovë?

Kryetari i “Dardanëve”: Shpresoj që loja me Maqedoninë e Veriut të luhet me shikues dhe të fitojë Kosova.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha po e pret me padurim ndeshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Të dyja ekipet do të përballen në gjysmëfinalen e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve, në kërkim të finales, pas së cilës mund të sigurohet kualifikimi në Euro 2020.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej në muajin mars, por u shty për në qershor për shkak të koronavirusit.

Dhe për gazetarin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Reshat Ibrahimi, kreu i tifozëve tanë ka thënë se shpreson që kjo ndeshje të luhet me praninë e tifozëve në Shkup dhe sigurisht, uron që Kosova të fitojë këtë takim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat